Turqia shënon 2 gola në 2 minuta përballë Moldavisë (VIDEO)


Turqia ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Moldavisë duke gjetur qetësinë e rezultatit që në pjesën e parë në stadiumin "Yeni Eskisehir" që është i tejmbushur me tifozë vendas.

Në minutën e 24’-të ka qenë mbrojtësi Kaldirim që shënoi nga brenda zone pas një pasimi me roveshiatë të Hakan Calhanoglu, i cili në tentativë për të goditur portën pasoi aksidentalisht te Kladirim.


Ndërkohë që dy minuta më vonë është Burak Yilmaz që nis një aksion nga krahun i majtë dhe pason në zonë për Cenk Tosun, i cili shënoi golin e dytë dhe të qetësisë për skuadrën turke, që marrin kreun e grupit me 6 pikë. /albeu.com/

Shtuar më 25/03/2019, ora 18:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori