Tyson Fury: Do të “pushtojmë” Los Angelesin
Pëlqej
tyson fury
Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Tyson Fury po vijon me përgatitjet intensive për duelin me Deontay Wilder. Trajneri i tij, Jay Deas tha se boksieri britanik po përgatitet për të “pushtuar” Los Angelesin për ndeshjen e datës 1 dhjetor.

Fury Ekspres po vjen së shpejti. Ndalesa e radhës Los Anxhelos, për të marrë titullin kampion bote të kategorisë WBC.

Pjesa më e vështirë e përgatitjeve të Tyson Fury është se edhe vetë ai nuk e di saktësisht se çfarë do të bëjë në ring. Ai mund të duelojë me të majtën, të gjuajë ballazi, pisët apo pastër ndaj po përgatitemi për të dueluar në të gjitha mënyrat.

Fury është si një lojë me kub, por nëse kubi zgjidhet, Fury është një boksier i zhdërvjellët dhe i paparashikueshëm, që lëviz, bokson dhe duelon në distancë. Është një boksier i kompletuar dhe mbi të gjitha është i fortë psikologjikisht”, tha trajenri i Tyson Fury, Jay Deas. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2018, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori