Tyson Fury zbulon datën e përballjes me kampionin Joshua
Pëlqej
Të gjithë po presin me padurim super përballjen mes dy boksierëve britanikë të peshave të rënda Joshua-Fury.

Lajmin e konfirmon vetë Tyson Fury i cili deklaroi se menaxheri i Anthony Joshua ka prenotuar stadiumin "Ëembley" për muajin Prill të 2018-ës, një arenë spektakole për një duel të jashtëzakonshëm.

Një derbi i gjithi britanik, nga i cili pritet të arkëtohet një shumë e frikshme që do të kap shifrën e 1 miliard Eurove, 300 milionë më tepër se sfida ndërmjet Mayëeather-Pacquiao.

Tyson Furi nuk është ndeshur prej nëntorit 2015, viti që përkoi dhe më kapitullimin e tij përballë Vladimir Klitschko, pas nëntë vitesh dominim.

28-vjeçari tani shpreson se Federata Britanike e Boksit do t’ia rikthejë licencën, pas problemeve që ka pasur me drogën, në mënyrë që të synojë të jetë ai mbreti i derbit britanik në peshat e rënda.
Shtuar më 09/05/2017, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori