Tyson: Ky do të jetë kundërshtari i ri i Joshuas
Pëlqej
Mike Tyson ka "zgjedhur" kundërshtarin e ri të Anthony Joshuas.
Sipas legjendës së boksit botëror, përballë Joshuas duhet të dalë Mike Perez.

“Joshua është një boksier shumë i fortë dhe me atë që bëri të shtunën, të gjithë duan ta shohin përsëri në ring”, deklaroy Tyson.

“Kundërshtari i tij i ri duhet të jetë Mike Perez. Do të ishte një ndeshje fenomenale sepse ai ka nevojë për një kundërshtar që lufton shumë”, shtoi Tyson.

Perez është boksier nga Kuba, ndërsa në 24 meçe ka 21 fitore, dy humbje dhe një barazim. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2017, ora 19:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori