U-21, Shqipëria përballë spanjollëve
Kombëtarja U-21 e Shqipërisë luan sot ndeshjen më të vështirë të kualifikueseve për Europianin e vitit 2015 të kësaj grupmoshe. Skuadra e drejtuar nga Skënder Gega do të zbresë sot në fushë ndaj Spanjës, në Logrono. Morata, Deulofeu apo Oliver Torres janë disa nga lojtarët më të spikatur që shihen në Spanjë si një tjetër “brez i artë” i futbollit iberik dhe që vijnë pas fitores në Europianin U-21 të vitit 2013.



Ndeshja Spanjë-Shqipëri do të luhet sot në orën 20:30. Renditja e grupit 4 të kualifikueseve të EURO 2015 është e tillë:

Hungaria 6 pikë

Spanja 3

Bosnje dhe Hercegovina 3

Austria 3

Shqipëria 0
Shtuar më 09/09/2013, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori