Presidenti i
Serie A, , Dal
Pino, ka reaguar pas flajëve të shefit ekzekutiv të Interit.
Giuseppe Marotta, është shprehur i pakënaqur me vendimet e federatës italiane.
Vendimi për shtyrjen e ndeshjes Juventus – Inter ka qenë problem i madh sipas fjalëve të Marotta, i cili insistonte se
vendimi është marrë pa u konsultuar me skuadrat.
Por, këto fjalë ka përgënjeshtruar Dal
Pino, i cili ka thënë se kishte propozim që ndeshja të luhet të
hënën, por skuadra e Inter refuzoi.
“
Vendimi është i imi, por klubet e përfshira kanë dëgjuar nga telefoni për këtë, kështu që ne i dimë mirë pozicionet e secilës. Ne veprojmë me përgjegjësi për të mbrojtur tifozët” ka thënë Dal
Pino, transmeton lajmi.net.
“Të premtën, De Siervo dhe unë i kemi propozuar Interit që ndeshja të luhet të
hënën, me dyert e hapura. Inter refuzoi kategorikisht të zbres në fushë” shtoi presidenti i
Serie A.
Juventus do të luante të mërkurën kundër Milan, në Kupën e Italisë dhe ndeshja e luajtur të
hënën nuk do t’iu shkonte përshtati as atyre.
Shtuar më 01/03/2020,
ora 12:02