U akuzua për lidhje me mafian, merret vendimi për fituesin e Kupës së Botës
Fituesi i KupësBotës me Italinë në vitin 2006, Vincenzo Iaquinta është shpallur i pafajshëm për akuzat në lidhje me krimin e organizuar, por babai i tij është dënuar me 19 vjet burg, transmeton zeri.info

Iaquinta është nga rajoni i Kalabrisë dhe familja e tij është e njohur për lidhjen me mafinë lokale.

Ai ishte shpallur fajtor për mbajtjen e armëve të tij të blera ligjërisht në shtëpinë e të atit, duke shkelur normat e pronësisë së armëve dhe u dënua me dy vjet burg në tetor 2018.

Sidoqoftë, gjyqtarët e apelit vendosën që veprimet e Iaquintas nuk kishin të bënin me lidhjen me mafinë, por për të ndihmuar babain e tij, me të cilin kishte pasur një lidhje të ngushtë.
Shtuar më 18/07/2019, ora 20:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori