U arrestua, kur jepet masa e sigurisë për Klodian Duron
Policia ka arrestuar dy ditë më parë ish-futbollistin e Kombëtares së Futbollit, Klodian Duro me akuzën e përndjekjes dhe kanosjes ndaj ish-bashkëshortes.

Mësohet se masa e sigurisë do të jepet nesër në Gjykatën Penale të Tiranës në orën 10:00.

Duro shte ndarë nga bashkëshortja prej një viti. Ajo banonte në “ish-Bllok” dhe kishte urdhër mbrotjeje që nga momenti i divorcit.

Mësohet se ish-bashkëshortja e ka denoncuar vazhdimisht Duron për kanosje, përndjekje përmes SMS-ve dhe dhunë në familje.

Më datë 24 mars në mbrëmje, Duro ka shkuar në shtëpinë e saj duke i rënë derës, ndërsa ajo ka njoftuar menjëherë policinë. Disa minuta më vonë, efektivët e rendit kanë mbërritur aty duke e arrestuar në flagrancë teksa Duro është shprehur se ka qenë aty thjesht për ta takuar.

Ai gjendet tani në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në pritje të dhënies së masës së sigurisë gjatë ditës së sotme.
Shtuar më 27/03/2020, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori