E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
U ble nga Cagliari për 45 milion euro, Barrela vendos rekord të ri te Interi (VIDEO)
Nicolo Barella është zyrtarisht një lojtar i Interit. Pas vizitave mjekësore, mesfushori italian firmosi një kontratë 5-vjeçare me klubin ziklatër nga ku do të përfitoj 2,5 milion euro ne sezon.

Pas firmës mbi kontratë, Barella udhëtoi drejtë Luganos për u takuar me trajnerin Antonio Conte dhe pjesën tjetër të lojtarëve.
Barella do të shkëputet sërish për disa ditë pushim pasi ishte pjesë e përfaqësueses U-21 të Italisë në Europian.

Ende pa zbritur në fushë, Barella ka vendosur menjëherë një rekord të ri në klubin ziklatër: 45 milion euro i kushtoi Interit kartoni i ish mesfushorit të Cagliarit duke u shndërruar në këtë mënyrë në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e klubit.

Tingëllon e çuditshme nëse pasi fanellën zikaltër e kanë veshur lojtarë si Ronaldo, fenomeni, Vieri etj, por sigurisht edhe kushtet e merkatos kanë ndryshuar shumë ndër vite.
Shtuar më 13/07/2019, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori