U cilësua si e ardhmja e Milanit, Piatek tregon kur do të largohet nga kuqezinjtë
Krzysztof Piatek mund ta huazojë te Genoa, ku sulmuesi mund të rigjejë veten e sigurisht golat.

Polaku ka humbur shënjestrën këtë sezon me Milanin duke marr një lumë me kritika. Mirëpo 24-vjeçari ka tjetër ide.

“Në futboll duhet të kesh gjithmonë synime të reja. Milani ka paguar 38 milionë euro për të më blerë dhe do të bëj gjithçka që të kushtoj 60-70 milionë euro herën tjetër kur të ndryshoj skuadër.”

Duke folur për TVP Sport, Piatek foli edhe për momentin kur nisi përvojën te Milani.

"Mbeta i shokuar nga impakti me tifozët. Zbrita e në fushë në “San Siro” para ndeshjes me Napolin, kisha kufjet në vesh, por i dëgjoja në mënyrë perfekte tifozët që thërrisnin emrin tim dhe duartrokitnin. Jam trajtuar sikur të kisha vite aty, por sapo kisha mbërritur."

Transferimi në Itali e pa dyshim te Milani, kanë ndikuar drejtpërdrejt në në rritjen e popullaritetit të ij.

"Kur u largova nga Polonia, kisha 500 mijë ndjekës në Instagram, tani kam 1 milionë e gjysmë. Gjithsesi, jam me këmbë në tokë, kjo është gjëja më e rëndësishme në futboll. Jam në fillim të karrierës sime dhe po luaj sezonin e dytë në Serinë A."

Ndërsa për momentin e vështirë të Milanit e pa dyshim edhe të tij, polaku u shpreh:

"Si skuadër, e nisëm duke mos krijuar shumë mundësi, sulmuesit e vuajnë shumë këtë fakt. Tani po përmirësohemi, është vetëm çështje kohe para se të nis të realizoj sërish."
Shtuar më 19/11/2019, ora 08:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori