U copëtua me hanxhar, ylli brazilian tentoi të përdhunonte gruan e biznesmenit në ditëlindjen e vajzës
Një futbollist 27-vjeçar, Daniel Correa, është ekzekutuar para disa ditësh në Brazil. Atij i janë hequr organet gjenitale dhe i është prerë koka.

Ish lojtari i Sao Paulos ka qenë i ftuar në ditëlindjen e vajzës së biznesmenit Edison Brittes, ku pas kësaj feste ka gjetur edhe vdekjen.

Një dëshmitar ka thënë në polici se familja e Edisonit i ka kërkuar asaj që të japë të njëjtin version në polici si ai i biznesmenit.

Dëshmitarja ka thënë se e ka dëgjuar Danielin duke kërkuar ndihmë.

“Dikush të më ndihmojë, nuk dua të vdes. Ndihmë!”, thuhet të këtë bërtitur Correa teksa ishte tërhequr zvarrë nga shtëpia.

Edisoni është arrstuar sëbashku me vajzën dhe bashkëshorten.

Shkaku i kësaj vrasje dyshohet të jetë tentative për të përdhunuar gruan e biznesmenit nga Correa.

Brittes ka pohuar për një televizion brazilian se Correa kishte tentuar ta dhunonte bashkëshorten e tij.
Shtuar më 10/11/2018, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori