U dëmtua me Suedinë, rrëfehet Ekdal: Mund të shihja mishin dhe gjakun
Albin Ekdal u dëmtua dje me Kombëtaren e tij ku ekipi i Suedisë barazoi 3-3 në transfertë ndaj Norvegjisë.

Suedezi i cili luan për Sampdorian, u detyrua të lërë fushën rreth minutës së 60-të të sfidës, pasi kishte pësuar një prerje të thellë në gju.

I intervistuar për "STV Sport" ishte qartësisht i frikësuar nga ky dëmtim. “Kam dy lëndime të dukshme në gju. Mjekët e hapën pak plagën dhe kuptova se çfarë kishte ndodhur. E qepën në dy vende, pasi plaga ishte e hapur dhe mund ta shihje mishin dhe gjakun. Tani do shohim se sa kohë do të mungojë, nuk kam asnjë ide. Do të kthehem te Sampdoria dhe do analizojmë situatën", ka thënë lojtari.
Shtuar më 27/03/2019, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori