Futbollisti i Real Madrid, Eden
Hazard, lëshoi fushën në ndeshjen e fundit të kundër
Alaves në kuadër të javës së 11-të në La Liga.
Belgu doli nga loja në pjesën e parë, gjë që krijoi shqetësim për Zinedine Zidane.
Nuk dihej shkalla e lëndimit të 29 vjeçarit dhe duke pasur
parasysh lëndimet e mëhershme, frika për një lëndim afatgjatë ekzistonte.
Sipas "El Chiringuito TV",
Hazard ka pësuar dëmtim në kofshën e djathtë dhe do të mungojë 15 ditë.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 16:24