U dëmtua ndaj Celtas, mbrojtësi i Barcelonës një muaj jashtë fushave
Barcelona arriti të merrte një fitore spektakolare ndaj Celta Vigos në "Camp Nou", ku Leo Messi edhe njëherë mahniti të pranishmit me dy gola nga goditja e dënimit dhe një me penallti.

Por jo gjithcka ka shkuar "vaj" për vendasit, pasi ato kanë humbur një prej titullarëve ne mbrojtje, pikërisht portugezin Semedo.

Anësori pritet të mungojë rreth një muaj, dukë vënë në pikëpyetje edhe "El Classicon" përballë Real Madridit. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2019, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori