Stafi mjekësor i AC Milan bën të ditur në komunikatën për media, se sulmuesi Zlatan
Ibrahimovic do të mungojë afërsisht tre javë.
Pas rezonancës magnetike, thuhet se Ibra ka lënduar muskulin e femurit në këmbën e majtë, që do të thotë se suedezi do të mund të mungojë deri tek 13 dhjetor. Por është vetëm një hipotezë bën të ditur Milani.
Është e sigurt që veterani do t’i humbë katër ndeshjet e ardhshme, ato ndaj: Lile në
Europa League, Fiorentina në
Serie A, Celtic
Europa League dhe Sampdoria në
Serie A.
Ndërkohë,
Ibrahimovic do të fillojë menjëherë fazën e rikuperimit që të kthehet sa më parë.
Shtuar më 23/11/2020,
ora 17:12