U dëmtua ndaj Romës, Strakosha mungon vetëm një ndeshje
Thomas Strakosha ishte një nga lojtarët me të mirë në derbin e Lacios me Romën, që u luajt të shtunën në mbrëmje dhe u fitua nga vendasit 3-0.

Gardiani i portës shqiptare ka marrë një dëmtim të lehtë në shpatull, që do ta mbajë jashtë fushave përreth 10 ditë.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, Strakosha do të humbasë vetëm ndeshjen me Fiorentinën. Nuk ka panik as për Kombëtaren, që do të ketë gati portierin për sfidat kualifikuese të Europianit.

Për takimin ndaj skuadrës violë, në portë do ta zëvendësojë portieri belg Silvio Proto.
Shtuar më 05/03/2019, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori