U dëmtua në finalen e Kupës FA, Pedro duhet të operohet
Pedro Rodriguez duhet t’i nënshtrohet një operacioni, pas dëmtimit që pësoifinalen e Kupës FA.

Ylli spanjoll i Chelsea, Pedro Rodriguez, pati një natë të tmerrshme në ‘Wembley’, në finalen e Kupës FA, kur skuadra e tij pësoi nga Arsenal.

Përveç humbjes, Pedro pësoi edhe një lëndim i cili e obligoi atë të largohet nga fusha e blertë me ndihmën e mjekëve.

Sipas raportimeve të fundit, lojtari duhet tashmë t’i nënshtrohet një operacioni për të shëruar problemet në shpatullën e dëmtuar.

Pedro thuhet se do të futet në operacion gjatë orëve të ardhshme.

Lojtari spanjoll pritet të jetë një muaj jashtë fushave të blerta.
Shtuar më 03/08/2020, ora 18:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori