U dëmtua në miqësore, shikoni sa do të mungojë Dejvi Bregu
Dejvi Bregu pritet të mungojë afro 3 muaj. Dëmtimi në miqësoren e sotme ndaj Tiranës ka tronditur Skënderbeun, pasi ylli i skuadrës rezulton të ketë thyer dorën e majtë.

Pas grafisë së bërë në një nga spitalet e kryeqytetit, diagnoza ishte frakturë në krahun e majtë.

Një goditje e rëndë për korçarët në një moment shumë të vështirë, teksa vlonjati autor i shtatë golave pritet të humbasë një pjesë të ndeshjeve të fazës së tretë. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2019, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori