U dëmtua rëndë në derbi, Real merr lajmin e mirë në lidhje me Bale
Real Madridi ka marrë një lajm të mirë për Gareth Bale duke zbuluar se nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Cope raportoi se Uellsiani iu nënshtrua testeve mjekësore këtë mëngjes pas një dëmtimi të pësuar në barazimin e derbit të Madridit kundër Atleticos.

Megjithatë, 28-vjeçari nuk ka asgjë shqetësuese dhe duhet të kthehet në skuadër në fundjavën e ardhshme.

Ish-sulmuesi i Tottenham nuk është përfshirë në skuadrën e Julen Lopetegui për udhëtimin e tyre në CSKA Moskë këtë mesjavë së bashku me Sergio Ramos.
Shtuar më 01/10/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori