U dëmtua sapo u kthye në stërvitje, mësohet gjendja shëndetësore e Tomas Strakoshës
Portieri i Shqipërisë dhe Lacios
Tomas Strakosha nuk ka pësuar
dëmtim në kyçin e dorës.
Sipas medias italiane "TMW", gardiani shqiptar ka ndjerë shqetësimë në tendinë, por që nuk përbën rrezik serioz për
dëmtim.
Ditën e sotme, inspektorët e shëndetësisë vëzhguan masat e marra nga
klubi bardhekaltër për të
garantuar stërvitjen e lojtarëve gjatë kohës që bota është mbërthyer nga pandemia e koronavirusit.
Kujtojmë që kampionati italian pritet të rinisë në 13 qershor.
Shtuar më 17/05/2020,
ora 15:53