U eleminua në Champions, por në kampionat Ajax-i ka një ecuri fantastike
Ajax ishte befasia e vitit të kaluar duke prekur gjysmëfinalen në Champions League dhe në sekondat e fundit u eliminua nga Tottenham, ku ishin me një këmbë në finale.

Megjithatë, këtë vit ata nuk arritën t’i kalonin grupet duke përfunduar në vendin e tretë dhe tash do të garojnë në Evropa Ligë.

Por, ekipi holandez që gjatë verës mbeti pa yjet e sezonit të kaluar po ecën për mrekulli.

Ajaxi pas 16 xhirove ka 13 fitore 2 barazime dhe një humbje duke grumbulluar plot 41 pikë. Ajo çfaraë është tjetër pozitive është që ka shënuar më së shumti gola në ligat më të forta evropiane, gjithsej 52.
Shtuar më 13/12/2019, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori