U eleminua nga Champions League, në Angli zbulojnë zëvendësuesin e Allegrit
Ndryse nga sa u konfirmua prej vetë Massimiliano Allegri dhe Andrea Agnelli, e ardhmja e trajnerit të Juventus mund të mos jetë më e njëjtë me atë të livornezit. Për këtë në fakt janë të bindur mediat në Angli.

"Sky Sports UK" ka njoftuar mbi një kontakt mes drejtuesve të klubit bardhezi dhe ish-trajnerit të Chelsea-t, Antonio Conte, mbi një rikthim të mundshëm të tij te Juventus.

Të njëjtat burime konfirmojnë se për momentin gjithçka është limituar në një bisedë të thjeshtë për të kuptuar disponibilitetin e teknikut salernitan dhe gatshmërinë e tij për tu rikthyer në Torino në rast divorci me Allegri. /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2019, ora 19:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori