U fol për një kalim të mundshëm te Barcelona, Arteta flet për të ardhmen e Aubameyang
Kapiteni i Arsenalit u përfol shumë kohët e fundit për një largim nga Arsenali me destinacion në Barcelonë.

Për të ardhmen e sulmuesit ka folur edhe trajneri i "topçinjve", Mikel Arteta.

Ai është shprehur se nuk ka pasur asnjë indikacion nga Aubameyang që dëshiron të largohet nga Emirates.

"Me sa di unë, një javë më parë pas një ndeshje në shtëpi ne po diskutonim dhe ai tha që ishte shumë i lumtur", ka thënë fillimisht Arteta.

"Ai nuk ishte dakord me gjërat që ishin shkruar në media dhe ai ka të ardhmen e tij këtu".

"Kjo është ajo që kuptoj për momentin", përfundoi trajneri spanjoll i Arsenalit.
Shtuar më 25/01/2020, ora 18:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori