AC
Milani nuk është i përgatitur të shesë sulmuesin Hakan Çalhanoglu në janar, edhe nëse ai nuk e
rinovon kontratën.
Turku shumicën e rasteve ka qenë lojtari çelës nën urdhrat e Stefano Piolit, por kontrata i skadon në verën e vitit 2021.
Pavarësisht negociatave, Çalhanoglu ende s’ka rinovuar me "Rossonerët", andaj është i hapur të diskutojë me klubet e tjera që nga janari.
Sidoqoftë,
Milani dëshiron ta mbajë në klub dhe assesi s’mendon ta shesë në afatin dimëror ish yllin e Bayer Leverkusenit.
Edhe nëse lojtari nuk
rinovon kontratën, Çalhanoglu do mbetet në "San Siro" deri në fundin e edicionit./
Shtuar më 03/12/2020,
ora 14:52