U kërcënua pas ndërhyrjes ndaj Van Dijk, portieri i Everton me sigurim personal
Jordan Pickford mund të ketë mbetur pa u ndëshkuar në futboll pas ndërhyrjes ndaj Van Dijk, por privatisht portieri u përball me probleme serioze.

Pickford dhe gruaja e tij morën siguri personale pasi morën kërcënime për jetë për shkak të ndërhyrjes që i bëri mbrojtësit të Liverpool në derbin e Merseyside javë më parë.

Portieri anglez ka frikë për familjen e tij dhe pasi mori një numër kërcënimesh ndaj tij dhe familjes së tij, ai vendosi të ndërmarrë një hap të tillë, transmeton lajmi.net.

Një burim i afërt me familjen foli për Daily Mail për situatën e Pickford.

"Jordan është i shokuar nga kërcënimet që ka marrë pas asaj ndeshje. Ai është i vendosur të bëjë gjithçka që duhet për të mbrojtur familjen e tij. Ai punësoi siguri personale", citoi Daily Mail një burim.

Siguria është vendosur përpara vilës së 2.2 milionë funte të Pickford.
Shtuar më 28/10/2020, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori