U kry! Diego Lopez te Milan
Pëlqej
Diego Lopez te Milan, tashmë është e kryer. Kjo është dhurata e Gallianit për 41-vjetorin e Inzaghit. Bisedimet me Real Madrid dhe përfaqësuesit e portierit spanjoll kanë vijuar gjatë gjithë natës së djeshme ndërsa paraditen e sotme është arritur edhe akordi.

Lopez do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me "Djallin", ndërsa do të përfitojë 2,5 milionë euro në sezon.

Ish portieri i Sevillas le Real Madrid për Milanin me kosto zero duke u bërë goditja e rradhës "falas" për kuqezinjtë. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori