U la në stol në ndeshjen ndaj Parmës, De ligt nuk e fsheh zhgënjimin
Matthajs De Ligt është blerja e bujshme e skuadrës së Juventus në këtë merkato verore. 19 vjeçari u ble nga skuadra e Ajax pas shumë e shumë tratativash, pasi ekipe të njohura evropiane ishin në garë me “bardhezinjt’.

Megjithatë, në ndeshjen e parë të kampionatit, atë ndaj Parmës, De Ligt u ul në stol dhe nuk u aktivizua për asnjë minutë. Holandezi duket të ketë mbetur i zhgënjyer teksa është shprehur se nuk e priste të ulej në pankinë, por i duhet të respektoj vendimet e trajnerit, pasi ai e di se përballë tij për një vend titullari ka dy mbrojtësit më të mirë në botë.


“Nuk e prisja ta filloja aventurën time nga stoli. Preferoja të kisha luajtur, por sigurisht që duhen respektuar vendimet e trajnerit. Duhet të tregohem realist, jam ende duke u ambientuar. Dhe, Bonuçi me Kielinin janë konsideruar për shumë kohë si dyshja difensive më e mirë në botë. Në këtë sezon duhet ta fitoj vendin e titullarit”, u shpreh De Ligt.
Shtuar më 25/08/2019, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori