U largua në minutën e 33' ndaj Wolves, të rejat nga dëmtimi i Mane
Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane do t’i nënshtrohet testeve mjekësore për shkak të dëmtimit që pësoi në fitorën e mbrëmshme në Premier Ligë kundër Wolverhampton Wanderers.

Mane u detyrua të largohej në minutën e 33-të të fitorës me rezultat 2-1 në Molineux.

Pas ndeshjes në intervistë , trajneri i Reds , Jurgen Klopp ka konfirmuarMane ka pësuar një dëmtim por nuk e kanë bërë të ditur se për sa kohë do të jetë lojtari larg fushave.

Ndërsa në një deklaratë në faqën zyrtare të kampionëve evropianë ata shprehen se do të duhet të presin për të zbuluar shkallën e dëmtimitMane.
Shtuar më 24/01/2020, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori