U largua nga Barcelona, Boateng suprizon me skuadrën e re
Kevin Princ Boateng u largua nga Barcelona dhe tashmë ka gjetur skuadrën e re.

Sulmuesi ganez do të rikthehet sërish në Itali, por këtë herë jo te Sasuolo, por te Fiorentina.

Palët kanë arritur marrëveshjen dhe klubi vjollcë do të paguajë një milionë euro për kartonin e tij dhe lojtari do të firmos një kontratë dy-vjeçare.

Pas aventurës në Barcelonë, Boateng do të rikthehet sërish në Seria A dhe këtë herë në një skuadër edhe më cilësore.
Shtuar më 30/07/2019, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori