U largua nga Bayern Munchen, Ribery zbulon të ardhmen e tij
Franck Ribery ka zbuluar se ai dëshiron të vazhdojë të luajë për ndonjë klub të madh, edhe pasi të largohet zyrtarisht nga Bayern Munichu në fund të qershorit.

36-vjeçari iu bashkua kampionit të Bundesligës në vitin 2007 dhe vazhdoi duke i bërë 425 paraqitje për klubin, gjatë të cilave i shënoi 124 gola.

Francezi e ndihmoi gjigantin gjerman t’i fitojë 23 trofe gjatë kohës së tij në Allianz Aarena, veçanërisht për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve të vitit 2013, ku në finale e mposhtën Borussia Dortmundin me rezultat 2:1.

Ribery beson se ende mund të vazhdojë të luajë në futbollin e nivelit më të lartë.

“Unë jam ende i uritur dhe mendoj se mund të jap shumë gjëra. Për aq kohë sa mendoj se e kam një nivel të lartë në kokën dhe këmbët e mia, atëherë do të vazhdoj”, ka thënë Ribery në një intervistë për L’Equipe.

“Nuk do të mashtroj kurrë. Mund të luaj për një klub të madh ende… Më lejoni të mendohem… Dua të luaj edhe për dy sezone të tjera”.

Anësori bëri të ditur se do të largohej nga Bayerni Munichu në fund të sezonit 2018/10, bashkë me veteranin tjetër, Arjen Robbenin. Ata ia dhanë lamtumirën Bayernit në mënyrë më të përsosur, duke e festuar edhe një titull tjetërBundesligës.
Shtuar më 15/06/2019, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori