U largua nga grumbullimi kombëtares për shkak dëmtimi, operohet mbrojtësi kuqezi
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Andi Lila nuk ishte i gatshëm për sfidat kundër Turqisë dhe Andorrës, për shkak dëmtimi. Lila është operuar sot me sukses dhe këtë gjë e konfirmoi dhe vetë mbrojtësi në rrjetet e tij sociale.

"Faleminderit zot që gjithçka shkoj mire! Shpresoj te rikthehem sa me shpejt dhe me i fortë", shkroi Lila në Instagramin e tij. Nuk dihet ende kur mund të rikthehet në fushat e lojës dhe sa gjatë do të jetë faza e rikuperimit, por operimi me sukses është lajmi i parë i mirë për mbrojtësin kuqezi. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2019, ora 20:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori