Skuadra e Kukësit, gjatë
merkatos së janarit, ka larguar lojtarin Tigroudja
Shafik, për shkak të një dëmtimi.
Lojtari 26-vjeçar, ka firmosur në
Azerbajxhan për skuadrën e
Zire, që ndodhet në vendin e 7-të në kampionat me 13 pikë. Lajmi është bërë zyrtar nga vet
skuadra , me anë të një postimi në Instagram.
Kujtojmë që
Shafik u bashkua me Kukësin në limitet e
merkatos dhe kishte lujatur më përpara me Alkin në Qipro.
Ai ka origjinë algjerane, por ka pasaportë franceze. Tashmë mesfushori është gati të nisë aventurën e tij të re me klubin e
Zire. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019,
ora 18:15