U largua nga Roma, Monchi rikthehet tek Sevilla
Pasi dha dorëheqjen nga Roma pak ditë më parë tashmë Monchi do të rikthehet tek Sevilla vetëm pas dy vitesh.

Lajmin e konfirmoi vetë Monchi nga një postim në rrjetet sociale në spanjisht: "El corazón nunca". "Zemra nuk harron kurrë vendin ku ka lënë rrahjet më të mira".

Një mesazh që konfirmon mbylljen e menjëhershme të negociatave të nisura nga presidenti i Sevilla-s menjëherë pas ndërprerjes së Monchit me Romën.

Ndërkohë marveshja do të zyrtarizohet javën e ardhshme nga vetë klubi andaluzian. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2019, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori