U largua si një legjendë, Hamsik letër prekëse për tifozët e Napolit
Marek Hamshik është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës kineze Dalian Jifang. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Aurelio De Laurentis.

Marek Hamsik largohet kështu pas 12 vitesh tek Napolim, si një legjendë e klubit.Ai u bashkua me të kaltrit në vition 2007 teksa u ble nga Brescia.

Sllovaku shënoi 100 gola në Serina A, në 408 ndeshje të zhvilluara.

Megjithatë edhe pse u largua, ai ka shkruar në Instagramin e tij fjalë prekëse për tifozët Napolitanë duke iu uruar fat ish-skuadrës së tij.

Letra e Hamshik:

"Së pari duhet të kërkoj falje tifozëve të kaltër: kam dashur, kam shpresuar, kam ëndërruar të them lamtumirë me një përshëndetje të madhe në fushë, i shoqëruar nga duartrokitjet tuaja. Ju më keni mbështetur dhe më keni dashur gjithmonë pa kushte, në momente të bukura ose të vështira. Unë do t’iu jem gjithmonë mirënjohës për këtë.
Napolin e kam si tatuazh në lëkurën time.

Fitoren e parë në Kupën e Italisë pas 25 vjetësh. Është e pamundur të harrosh atë moment. Është e pamundur të harrohet momenti kur kam thyer rekordin e Bruskolotit ose kur kam thyer rekordin e Diego Armando Maradonës për golat. Kjo më bën jashtëzakonisht krenar. Në Napoli kanë lindur 3 fëmijët e mi, napolitanë në të gjitha aspektet.

Unë do të doja të falënderoja të gjithë, presidentin që më dha mundësinë të qëndroj këtu për 12 vite dhe që e pranoi dëshirën time për të provuar një përvojë të re, të gjithë trajnerët që më kanë stërvitur, të cilëve u detyrohem për rritjen time si lojtar dhe si njeri, të gjithë stafin mjekësor dhe teknik.

Shpresoj që sa më shpejtë të jetën e mundur, të kem shansin e fundit për të bërë një përshëndetje të madhe rrethe qark fushës së ‘San Paolos’ për të marrë përshëndetjet nga të gjithë. E dua dhe do ta dua gjithmonë këtë qytet. Shpresoj që të fitoni Ligën e Europës këtë sezon”, shkruante Hamshik në letrën e tij.

Shtuar më 14/02/2019, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori