U larguan me "shkelma" nga Reali, por kërkojnë të rikthehen sërish
Angel Di Maria dhe Mesut Ozil kërkojnë të rikthehen te Reali i Madridit. Dy mesfushorët me tipare sulmuese që luajnë respektivisht për Paris Saint Germain dhe Arsenalin e kanë shprehur hapur dëshirën e tyre për të qenë sërish pjesë e "Los Blancos".

Lajmi publikohet nga gazeta madrilene Marca që bën të ditur se si Di Maria ashtu edhe Ozil i janë ofruar Realit Madridit dhe janë të gatshëm të riveshin fanellën e bardhë. Turko-gjermani dhe argjentinasi ishin dy elementë shumë të rëndësishëm të Realit të Jose Mourinhos që në sezonin 2011-2012 fitoi La Ligan duke vendosur një rekord pikësh.

Të dy lojtarët nuk ndihen më të lumtur në klubet respektive. Ozil nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me Arsenalin që i skadon në verën e vitit 2018 dhe mesfushori përfaqësues gjermane pret një telefonatë nga drejtuesit e Realit për tu rikthyer krahapur në Madrid ku ai do të ribashkohej me Sergio Ramos që është mik shumë i mirë i tiji.

Di Marian luan prej vetëm 1 sezoni e pak te kampionët e Francës, por lojtari nuk ndihet më i lumtur në Paris dhe ua ka shprehur hapur drejtuesve të Realit dëshirën e tij për të firmosur sërish me Los Blancos.
Shtuar më 30/11/2016, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori