U mendua se do të ishte krosim, por përfundon si supergol (VIDEO)
Lojtari i Cruz Azul, Martin Rodriguez arriti të shënonte një nga golat më të bukur të këtij sezoni në ndeshjen ndaj Pueblas të mërkurën mbrëma.

Edhe pse dukej si një krosim, kjo gjë u mohua nga vet lojtari. Cruz Azul arritën që të triumfojnë me rezultat 0-2 në Kupën e Meksikës dhe epërsia erdhi pas 55 minutash lojë falë kësaj goditje tronditëse.

Diku më shumë se 30 metra në një kënd të vështirë në krahun e majtë, kiliani, Marin Rodriguez arriti që të shënonte këtë supergol. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2018, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori