U mposht në ndeshjen e kthimit, Shkëndija kualifikohet më tej në Champions
Pëlqej
Shkëndija e Tetovës, zhvilloi sot përballjen e kthimit ndaj uellsianëve të TNS, pas triumfit 5-0 në Shkup. U duk se gjithçka do të ishte e lehtë për skuadrën shqiptarë por nuk ka rezultuar kështu.

Një nënvlerësim i kundërshtarit që për pak sa nuk rezultoi fatal. Uellsianët arritënshënonin 3 gola në 35 minutat e para duke shmangur kuqezinjtë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0, ndërsa në të dytën trajneri Osmani hodhi në fushë Ibrahimin dhe Radeskin, të cilët i kishte lënë në stol.

Uellsianët arritënshënonin golin e 4-t në minutën e 96-të, por për fatin e tetovarëve nuk kishte më kohë dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 4-0.

Është Shkëndija ajo që kalon më tej, pavarësish humbjes. Një kualifikim me zemër në dorë. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2018, ora 21:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori