U mposht për herë të dytë nga Reali, Conte: Ka shumë diferencë mes ekipeve
Pas humbjes ndaj Real Madrid, zikaltërit e kanë shumë të vështirë të kualifikohen në fazën tjetër dhe duhet të mendojnë ndoshta vetëm për Europa League.

Pas ndeshjes, trajneri Antonio Conte ka thënë se ka shumë diferencë mes skuadrës së tij dhe Real Madridit.

"Kundër skuadrave si Real Madrid është gjithmonë e vështirë të luash, nëse më pas e nis duke pësuar gol dhe mbetesh me 10 lojtarë, atëherë bëhet një mal i vështirë për t’u kaluar", ka thënë Conte për Sky Sport.

"Është parë diferenca mes nesh dhe atyre, por kjo nuk duhet të na demoralizojë, duhet të na bëjë të kuptojmë se ekziston një rrugë që duhet ta bëjmë me përulësi dhe të kuptojmë se ku është, pa u shpërqendruar nga zhurmat që vijnë nga jashtë".

"Në ndeshjen e luajtur atje kemi qenë më agresivë. Është shumë e vështirë ta nisësh me një gol të pësuar dhe një të kuq, na ka prerë këmbët. Kemi reaguar mirë, nuk duhet ta harrojmë se luanim kundër Real Madrid dhe jo me një ekip çfarëdo", tha ndër të tjerash tekniku italian. /
Shtuar më 26/11/2020, ora 08:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori