Barcelona humbi ndaj Real Madridit në "Santiago
Bernabeu" me rezultatin e pastër 2-0, por
Pique bëson se ky ishte Reali më i
dobët më të cilin ai është
përballur.
Golat e Vinicius dhe Mariano Diaz i dhanë një fitore shumë të rëndësishme "galaktikëve" të cilët u rikthyen në krye të klasifikimit me një pikë më shumë se Barcelona.
Pique zbuloi se ishte i habitur në nivelin e ulët të performancës së Realit në periudhën e parë dhe ishte i zhgënjyer që nuk përfituan.
"Real Madrid në gjysmën e parë ishte Madridi më i
dobët me të cilin jam
përballur në
Bernabeu", tha
Pique.
"Ne
humbëm një shans për t’i goditur ata".
"Ne duhet të luajmë më mirë sesa në pjesën e dytë, megjithëatë, ne
humbëm topa dhe ata rritën në vetëbesim". /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2020,
ora 08:29