U nderua ambasador i sportit, Agolli: Jam shumë i lumtur (FOTO LAJM)

Ditën e premte, Ansi Agolli u nderua me çmimin Ambasador i sportit shqiptar, dhe në një postim ditën e sotme në Facebook, mbrojtësi që aktivizohet tek Qarabgu në Azerbajxhan, shprehet i lumtur për këtë vlerësim, sidomos kur çmimin e dorëzon De Biazi.

Më poshtë, postimi i plotë i Agollit:

"Jam shumë i lumtur që mora çmimin e nderit të Albanian Sports Ambassador. Jam krenar të përfaqësoj çdo ditë vlerat e Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Gëzimi është edhe më i madh kur çmimin e dorëzon ish-trajneri De Biasi, një njeri që ka bërë shumë për lartësimin e imazhit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

"Fatkeqësisht, impenjimet sportive nuk më lejuan të isha i pranishëm në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve", shkruan ai në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2018, ora 00:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori