U ndëshkua me karton të kuq me të rinjtë, ylli i Realit humb "El Classicon"
Realin e Madridit duket se po e ndjek fati i keq. Pas lajmit për mungesën e Eden Hazard në “El Clasicon” ndaj Barcelonës një tjetër lojtarë që nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit, Zinedine Zidane është dhe braziliani, Rodrygo.

Ditën e djeshme 19 vjeçari ishte pjesë e të rinjve të Realit në ndeshjen ndaj Sebastian, të fituar me rezultatin 2-0 nga madrilenët, ku golin e dytë e shënoi djaloshi i ardhur në verë për shifrën e 30 milionë eurove.

Megjithatë, Rodrygo u bë protagonist i një episodi të pakëndshëm që i kushtoi dhe daljen nga fusha pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhe automatikisht i kuq.
Shtuar më 24/02/2020, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori