"U ndjeva i tradhtuar nga e gjithë skuadra", Ilir Gjyla flet pa doreza: Ja çfarë më thanë lojtarët kur panë se gjyqtar ishte Hamiti
Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, u shfaq tepër i zhgënjyer pas disfatës në derbi ndaj Apolonisë me rezultatin 1-2.

Në prononcimin për “RTSH Sport”, tekniku lushnjar, analizoi të gjithë faktorët që sollën humbjen si dhe problematikat që skuadra e tij ka hasur gjatë gjithë sezonit.

Gjyla shprehu pakënaqësi edhe përcaktimin e Eldorian Hamitit gjyqtar, pavarësisht se në këtë ndeshje nuk pati ndikim. E gjithë pakënaqësi ishte për shkak të polemikave të shkaktuara 3 javë më parë në sfidën Pogradeci- Apolonia, ku gjyqtar ishte po Hamiti.

“Normal që do të jesh i nervozuar, kur shikon që ndeshje pas ndeshjes ka padrejtësi. Që në fillim nisin presionet. Vijnë të deleguarit bëjnë presion pse ajo tabela Kategoria e Parë nuk është drejtë, duhet të jetë peh. Ne shkuan në Fier, s’na vuri njeri koburet në kokë. Kur shikon edhe gjyqtarin skuadra, që jo pak është kontestuar, edhe pse për sot nuk mund t’i vej ndonjë faj, për të qenë i sinqertë, Fieri e meritoi fitoren me atë lojë që bëmë ne Fieri e meritoi fitoren dhe e uroj për ndeshjen e sotme, por prapw edhe sot kishte.

Kur shikon një gjyqtar që 2 javë më parë ka qenë jashtëzakonisht i kontestuar në Pogradec, po ky gjyqtar vjen prapw këtu. Duke pasur parasysh të gjitha këto, këto janë trysni që ndodhin me një futbollist. I flisnim në analizën para ndeshjes, futbollistët rrinin me kokën ulur: O presor gjyqtari!

Megjithatë nuk e them për t’u justifikuar. U kujtuan të luanin vetëm 20 minutat e fundit. Për të qenë i sinqertë unë u ndjeva i tradhtuar nga e gjithë skuadra, në kuptimin ishte e pamotivuar. Mu duk një skuadër apatike. Në pjesën e parë nuk ngritëm asgjë. Mungesat e Mezinit, Cankës dhe Bazes, që “rastësisht” morën 3 të verdha në ndeshjen me Pogradecin. Nga mungesa e futbollistëve, futëm 2 lojtarë 17-vjeçarë. Në qoftë se do të ishin këta të 3 do ishte tjetër situatë. Përpos anës morale dhe psikologjike. Në Pogradec hyn goli gjysëm metër s’ta jep gjyqtari, këtu vjen të jep 3 të verdha, duke pasur të gjitha parasysh, futbollistët këtë gjë e patën problem, gjithsesi ky nuk është justifikim. Duhet që një skuadër e pjekur, me moshën mesatare 30-vjeç, nuk duhet t’i falen këto. Ana psikologjike dëmtoi për të qenë shumë pasivë në fushë.

Apolonia na mundi me dëshirë. Ne s’kishim dëshirë, Apolonia kishte dëshirë. Unë nuk isha i pranushëm këtu në ligën e parë, për të hyrë në Superligë, s’mund të jem i pranuëshëm për në play-off”, u shpreh Ilir Gjyla.
Shtuar më 05/07/2020, ora 21:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori