U ngjit nëpër shkallët e stadiumit për tu përleshur me tifozin, ky është dënimi për Dier
Eric Dier i Tottenham është suspenduar me katër ndeshje nga FA pasi shkoi në shkallët e stadiumit për të përballur një tifoz pas humbjes në Kupën FA ndaj Norwich në mars.

Mesfushori anglez u përballë me tifozin pasi u eliminuan nga Kupa FA përballë Norwich nga ekzekutimi i penalltive.

Dier shkoi në shkallët e stadiumit për t’i qeruar hesapet vet, por tani e ka pësuar nga Federata Angleze.
Një deklaratë e FA konfirmoi: “Eric Dier është pezulluar për katër ndeshje me efekt të menjëhershëm, gjobitet 40 mijë funte dhe u paralajmërua për sjelljen e tij në të ardhmen pas një shkelje të Rregullës FA të E3”.

"Lojtari i Tottenham Hotspur pranoi se veprimet e tij në përfundim të ndeshjes kundër Norwich City FC në FA Cup në 4 mars 2020 ishin të pahijshme, por mohoi që ato gjithashtu ishin kërcënuese".

"Një Komision i pavarur rregullator më vonë zbuloi se veprimet e Eric Dier ishin kërcënuese dhe arsyet e tij të shkruara për vendimin dhe sanksionin mund të gjenden bashkangjitur", thuhej në vendimin e FA. /
Shtuar më 08/07/2020, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori