U nxorr në ankand vetëm dy ditë më parë, shitet super makina e Bryant (FOTO LAJM)

Chevrolet Impala, e Kobe Bryant, prodhim 1963, e cila ishte dhuratë Krishtlindjesh nga bashkëshortja Vanessa dhe ishte përdorur nga MTV edhe në "Pimp My Ride", u nxorr në ankand vetëm dy ditë më parë, teksa ditë ne sotme raportoehet se ajo është shitur.

Makina, e cila fillimisht doli në shitje për 100,000 dollarë në Goldin Auctions, u shit për 221,400 dollarë.

Makina kishte më pak se 25 milje të përshkruara ndërsa nuk dihet ende se kush është blerësi i saj.

Shitja e makinës vjen menjëherë pas një vjetorit të vdekjes së Bryant dhe vajzës së tij Gianna. Të dy, së bashku me shtatë të tjerë, u vranë në një aksident me helikopter jashtë Los Angeles në janar 2020
Shtuar më 17/02/2021, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori