U përfol dita ditës se do i bashkohej Barcelonës, por Mourinho tregohet më i shpejtë
Pëlqej
Pasi ka mbaruar misionin me përforcimin e sulmit, duke afruar lojtarë si Lukaku e Sanchez, Jose Mourinho tashmë mendon për mesfushën.

Duke parë edhe problemet me Pogbanë, ‘djajtë e kuq’ po mendojnë të afrojnë për sezonin e ardhshëm, talentin Jean Seri, i cili verën e kaluar ishte një hap larg firmës me Barcelonën.

26-vjeçari e ka pranuar prej kohësh se ky do të jetë sezoni i fundit te Nice dhe destinacioni pritet të jetë Man. United, që do të paguajë klauzolën prej 40 mln euro të mesfushorit. Seri po spikat te Nice dhe United-it i duhet të mposhtë edhe konkurrencën e klubeve të tjera si Chelsea, Tottenham dhe Juventus, që kanë bërë sondazhe për mesfushorin./albeu.com/
Shtuar më 25/02/2018, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori