Real Madridi e ka ofruar sulmuesin
Mariano Diaz, të skuadra angleze West Ham në formë
huazimi gjatë janarit me
mundësi blerje.
27-vjeçari që iu bashkua madrileneve nga Lyoni në vitin 2018 për 21 milionë euro, ka dështuar të gjejë vend në projektin e Zinedine Zidanes.
Sipas Corriere dello Sport,
Mariano që iu ofrua klubeve italiane Roma dhe AC Milan në verë, mund t’i bashkohet West Hamit në janar.
Klubi anglez gjithashtu do ishte i lumtur ta transferonte lojtarin në formë
huazimi me
mundësi blerje.
Mbetet të shihet nëse
Mariano do pranojë të largohet, meqenëse në verë refuzoi disa oferta për të mbetur në “Santiago Bernabeu”.
Shtuar më 23/11/2020,
ora 18:47