Franck Ribery e ka pranuar se ishte përfshirë në një zënkë me një gazetar, të cilin thuhet se e ka goditur me shuplakë.
Gazetari
Patrick Guillou tha në TV se anësori 35-vjeçar ishte përgjegjës për dy nga tri golat e shënuara nga Borussia Dortmundi në fitoren 3-2 ndaj Bayern Munichut.
Si kundërpërgjigje, francezi thuhet se e ka goditur shuplakë dhe e ka ofenduar atë
“
Franck Ribery na ka informuar se kishte një përleshje me bashkatdhetarin e vet
Patrick Guillou, të cilin e njeh tash e shumë vjet”, thuhet në njoftimin e Bayernit.
“Jemi pajtuar me Guilloun se do të takohemi dhe të bisedojmë për mënyrën sesi ta zgjidhim këtë çështje”.
Shtuar më 13/11/2018,
ora 16:30