U përfol si shkaktari që solli shkarkimin e Ranierit, Vardy kërcënohet me jetë
Jamie Vardy, është akuzuar si një nga lojtarët komplotues kundër ish-trajnerit, Claudio Ranieri, që u shkarkua nga drejtuesit e klubit për rezultate të dobëta. 30-vjeçari ka pranuar se ai dhe familja e tij kanë marrë kërcënime me vdekje në rrjetet sociale edhe në rrugë.

“Historia tani ka marrë dhenë, njerëzit e dëgjojnë dhe e besojnë. Vijnë më pas kërcënimet me vdekje për ty, familjen tënde, fëmijët e tu. Përpiqem të t’i shmang, por nuk është e lehtë kur mëson se disa persona tentojnë të nxjerrin jashtë rrugë makinën ku udhëton bashkëshortja dhe fëmijët e tu. Ka ndodhur disa herë, kjo është e frikshme.”

Vardy gjithmonë i ka mohuar akuzat, megjithatë reagimi i tij nuk ka mundur të shmangë krijimin e imazhit të një futbollisti të keq dhe që nuk pëlqehet nga tifozët. Futbollisti i kombëtares angleze për këto kërcënime ka njoftuar edhe policinë, që ka mundur të bëjë pak ose aspak për të parandaluar valën e urrejtjes ndaj tij.
Shtuar më 21/03/2017, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori