E pritën si
hero! E ardhmja e Daniele De
Rossit te
Boca Juniors prej kohësh është vendosur në dyshim pasi paraqitjet e tij nuk kanë respektuar parashikimet e drejtuesve te
Boca Junior.
Sipas të përditshmes argjentinase "Ole", mesfushori do të shfrytëzojë klauzolën e rinovimit të kontratës me Bocan, duke e bërë të vlefshme deri në dhjetor të vitit 2021. Klubi
argjentinas, pasi i eliminua nga River Plate në gjysmëfinale të Copa Libertadores, për momentin kryeson kampionatin
argjentinas.
Sezoni i parë i De
Rossit, duke marrë në konsideratë edhe dëmtimet, nuk është për t’u mbajtur mend, madje është folur shumë edhe për kthimin e tij në Itali në muajin janar.
Shtuar më 19/11/2019,
ora 10:42