Klubi më i "pushtuar" nga koronavirusi del nga karantina
Klubi spanjoll i futbolli, Valencia, ishte ekipi më i prekur nga koronavirusi. Media spanjolle bënë me dije se 25% e stafit ku përfshihen, drejtues, trajnerë dhe futbollistë u prekën nga virusi.

Klubi spanjoll ishte në Lombardi në muajin shkurt për t’u përballur me Atalantën në Milano, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kampionëve, ndërsa dyshimet e para janë se pikërisht aty ka ardhur edhe përhapja më masive e virusit.

Sipas mediave spanjolle, në klubin e Valencias janë prekur rreth 10 futbollist dhe 15 të tjerë pjesë e stafit të trajnerëve dhe drejtuesve, por ka edhe një lajm të mirë.

Kjo pasi këtë fundjavë përfundon edhe karantinë 14-ditore e futbollistëve dhe stafitValencias, ndërsa asnjë prej të prekurve nuk pati komplikacione, por e kaluan kryesisht pa simptoma virusin që po "gjunjëzon" botën.
Shtuar më 28/03/2020, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori